Policia gjermane arrestoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e politikanit të CDU-së, Walter Lubcke. Ai është një 45-vjeçar përfaqësues i ekstremit të djathtë. Politikani gjerman ishte i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të emigrantëve.
Dy javë pas vrasjes së Walter Lubcke, përfaqësues politik i CDU-së, i cili u gjet i vdekur në kopshtin e shtëpisë së tij, policia gjermane arrestoi një 45-vjeçar, si të dyshuarin kryesor për vrasjen.
Sipas prokurorisë janë gjetur gjurmë ADN-je të të arrestuarit pranë trupit të viktimës. Lubcke mbronte të drejtat e emigrantëve. I dyshuari për vrasjen e politikanit është një ekstremist i së djathtës e tashmë gjenden të burg.
Të enjten u bë dhe ceremonia e varrimit të politikanit ku morën pjesë rreth dy mijë persona. Ai ishte shumë i njohur dhe i vlerësuar në qytezën ku jetonte. Në të kaluarën Luebcke ishte kërcënuar dhe ofenduar nga përfaqësues të ekstremit të djathtë, pas disa qëndrimeve të tij në mbështetje të emigrantëve dhe refugjatëve./ABC News Albania 24/7