Dita e Rinisë, çelet panairi kombëtar i sporteve të Aventurës

schedule15:42 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 15:42 - 8 Dhjetor, 2017

Në ditën e Rinisë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit çeli Panairin Kombëtar të Sporteve të Aventurës.  Kryeministri Edi Rama deklaroi mbështetjen e qeverisë për këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Ndërsa ministri Blendi Klosi u shpreh se në vitin 2019 synohet përthithja e 110 mln euro nga turizmi.

 

27 vite më parë të rinjtë u bënë protagonistët e kthesës së madhe historike sot qeveria mbështetet tek vitaliteti i tyre për t’i dhënë një tjetër dimension turizmit.

Pikërisht për këtë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit zgjodhi tetë dhjetorin për të çelur dyert e Panairit Kombëtar të Sporteve të aventurës, i cili ne thelb synon zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Klosi mbështetet në të dhënat e Bankës Botërore dhe shpalos një objektiv ambicioz.

Por si do të realizohet kjo? Sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit duke e kthyer Shqipërinë në destinacion turistik përgjatë gjithë viteve përmes ndërhyrjes në tre aspekte.

Kryeministri Edi Rama nuk kishte nevoje për ekip për të shpëtuar nga ajo që e shqetësonte. U kujdes vetë sapo u ngjit në foltore.

Të rinjtë ishin më të vendosur, e Kryeministri u detyrua t’i tregonte se nuk dorëzohej.

Pasi u qetësua deklaroi mbështetjen e qeverisë për turizmin e aventurës për të cilin iu refeura ATA-se dhe tha se përzgjidhet nga 4 në 10 turistë në botë.

25 % të ardhurave deklaroi kryeministri Shqipëria i merr nga turizmi, për këtë i shprehu falenderime të pranishmëve, ndërsa i kishte mbetur dhe një merak.

Ata që kanë promovuar bukuritë e Shqipërisë dhe kanë nxitur turizmit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje. Një prej tyre ishte gazetarja Alma Çupi me emisonin “Histori Shqiptare” që nisi para katër vitesh në ABC News.

 

https://youtu.be/Akw6V64Ho-U

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!