DURRËS – 500 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e një autobusi nga Bari në Shqipëri, janë sekuestruar në portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se është ndaluar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela, i cili po merret në pyetje.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, bëhet objekt shkeljesh të ligjit. Mësohet se edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, gjithsesi në sasi më të vogël se shuma e kapur sot. Për këtë shkak kompania është mbajtur nën vëzhgim për shkak të riskut të lartë dhe kështu policia ka mundur të bëjë gjetjen me anë të skanerit të parave të fshehura në pjesën e sipërme të autobusit.
ABC, ka siguruar edhe foton e autobusit me targa AA 633 FZ, ku ishin fshehur paratë, si edhe të parave të sekuestruara. Këto të fundit ishin në prerje të ndryshme, 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese.
/abcnews.al/