Hammond: Punësimi i njerëzve me handikap dëmton prodhimtarinë

schedule15:21 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 15:21 - 8 Dhjetor, 2017

Ministri britanik i Thesarit Filip Hammond deklaroi se punësimi injerëzve me handicap dëmton prodhimtarinë në vend. Një deklaratë që ka provokuar reagime të shumta pavarësisht se ai u përpoq të rregullonte situatën duke shtuar se ndihej krenar për numrin e madh të të punësuarëve nga kjo kategori.

Në një seancë parlamentare ministri i thesarit në Britaninë e Madhe, Filip Hammond, ka lidhur rezultatet negative në Mbretërinë e Bashkuar me punësimin e njerëzve me handicap. Kjo kategori po përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ministri i Tereza mej thotë se pikërisht ky aspect dëmton ekonominë e vendit për sa i përket prodhimtarisë. Fjalë që kanë shkaktuar shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas deklaratës Hamond u përpoq të korrigjohej duke thënë se ndihej shumë krenar për integrimin në tregun  epunës të njerëzve me handicap. Shumë grupe dhe organizata si dhe shoqata humanitare Skoup i cilësuan fjalët e Hamond të papranueshme dhe diskriminuese duke vënë në diskutim besueshmërinë e planit më të fundit të qeverisë Mej për punësimin e njerëzve të kategorive të paavantazhuara./abcnews.al