Juventus duhet të presë të paktën edhe një javë për të nënshkruar me trajnerin e ri Mauricio Sarri. Tekniku Italian do të zyrtarizohet në momentin që tek Chelsea do të sigurojnë pasardhësin e tij që me shumë mundësi do të jetë Lampard.
Sipas mediave italiane, zbarkimi i Sarrit në Torino është parashikuar javën e ardhshme ku do tË nënshkruaje një kontratë 3 vjeçare në të cilën përfshihet dhe një bonus i majme në rast fitoreje të Championsit. E përditshmja torineze Tutosport zbulon se trajneri është duke projektuar merkaton e skuadrës.
Mesfushori Miralem Pjaniç dhe mbrojtësi Rugani janë të paprekshëm dhe do të jenë baza e skuadrës. Të dy lojtarët ishin pranë largimit pasi ish tekniku Allegri nuk i konsideronte si titullar. Sami Khedira është me valixhe në duar dhe mund te vijojë karrierën në kampionatin amerikan ku ofertat nuk mungojnë. Juventus do të tentojë dyshen Kulibali; Pogba, një operacion që mund t’i kalonte 200 mln euro, por drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë e kanë të pamundur të bëjnë një sforco aq të madhe financiare.
Trajneri Sarri kërkon Kostas Manolas që aktivizohet te Roma dhe Mauro Ikardin. Tekniku i kishte kërkuar edhe në kohën që drejtonte Napolin. Tashme është në dorën e drejtuesve të Juventusit për të tentuar lojtarët e kërkuar nga trajneri Mauricio Sari./ABC News Albania 24/7