Mbi 13 orë debat në Parlament, PD dhe PS bashkojnë votat, hapen dosjet e ish-Sigurimit

schedule23:27 - 20 Tetor, 2022

schedule 23:27 - 20 Tetor, 2022

Seanca plenare e kësaj të enjte do të fillojë me një debat publik. Pas kërkesës së 15 deputetëve të opozitës të Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë, drejtuar Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur për zhvillimin e diskutimeve për 240 minuta, kohë kjo që do të ndahet në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend.

Tema e debatit publik do të jetë mbi situatën energjitike në vend, çmimin dhe menaxhimin nga autoritetet përkatëse.

Po ashtu një çështje tjetër që pritet të ketë debate të shumta është projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kujtojmë se PS ka prezantuar me herët gjatë diskutimit në komisionet parlamentare projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës komuniste duke vendosur kështu në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Njëkohësisht, sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar se sot do të ketë protestë kombëtare, ndërsa opozita ka dalë në mbështetje të tyre.

23:52 – Kuvendi miraton me 94 vota ligjin për hapjen e dosjeve

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota ligjin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka patur vetëm dy vota votë abstenim, e cila ka qenë e deputetit Nasip Naço.

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa sot shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

Votimi në parim

97 pro

1 abstenim

0 kundër

Votimi në tërësi

94 pro

1 abstenim

0 kundër

23:44 – Hapja e dosjeve rikthen Bashën në Kuvend

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në Kuvend mbrëmjen e sotme.

Ai nuk ka qenë i pranishëm në seancat parlamentare që pas raportit për financimet ruse në PD.

Me sa duket ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit ka rikthyer ish-kryetarin e PD-së në Foltore.

Më 14 shtator  një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”, zbuloi se Rusia  ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende.

Një nga këto vende ishte dhe Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

RAPORTI I PLOTË

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Firma lobuese amerikane kishte deklaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentesh ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikak tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai. 

23:34- “Pusho idiot, qesharak …”, Vasili-Rama përplasen në Kuvend

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka përdorur një fjalor fyes ndaj kryeministrit, ndërsa ky i fundit e ndërpreu kur ishte duke folur për ligjin për hapjen e dosjeve.

Sipas Vasilit ky ligj i ri nuk i shërben askujt vetëm qeverisë dhe mazhorancës, pasi ligji aktual i jep të gjjithë forcën Autoritetit të Dosjeve për të hapur dosjen e kujtdo, mjafton që Kuvendi ta kërkojë në mënyrë ligjore.

Në momentin që kryeministri Rama po i fliste nga pas, Vasili u kthye dhe përdori fjalë fyese.

“Pusho idiot, budalla. Rri gjithë ditën në shpi dhe vjen tani në darkë për të shtyrë kohën”, iu drejtua Vasili-Ramës.

23:13 – Rama deputetëve të opozitës: Enver Hoxha qesh nga varri me ju, se jeni ju me non-gratën në krye që e mbani gjallë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa diskutohej projektligji për hapjen e dosjeve.

Në debatin me deputetët e opozitës, Rama tha se sot komunistët janë ata që kanë një komunist antikomunist në krye.

Ndërsa me ironi shtoi se diktatori Enver Hoxha sot qesh në varr pasi po mbahet ende gjallë nga disa deputetë në sallë që i shkojnë nga mbrapa non-gratës.

Dëgjoje atë punën e bijëve. Nuk është sot, por që në kohën e Romës, bijtë i rrëzojnë baballarët. Po mos ishin bijtë nuk ishte vrasja e babait, dhe po mos ishte vrasja e babait nuk do kishte as revolucione e as transformime. Kur unë luftoja me babain t’i vrisje gjelat e detit. Shiheni si funksionon, shërbëtori i komunistëve, njeriu që i lëpihej hap p[as hapi për të shkuar tek blloku, për të kapur noj vend tek cepi i varkës drejton Partinë antikomuniste në Shqipëri. Pse ika unë? Nga ajo sallë ku ika unë ka patur disa dëshmitarë dhe fjalia që unë i kam thënë para se të ikja ishte: O ju që jeni disa figura që unë shoh këtu, i keni dorëzuar teserat e partisë komuniste apo jo. Ju jeni një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver dhe komunistëve, ata qeshin në varr dhe jetojnë përmes jush. Për ju komunizmi është doping. Përtej kësaj mjafton të shikosh gjithë politikave tuaja, ju jeni komplet pjella të pjellës së komunizmit. Në test nuk jam unë në këtë rast, në test jeni ju. Testin ju e keni humbur sepse ju tani keni hyrë në një histori që kush tregon më shumë antikomunizma dhe si do t’i zgjedhim kandidatët e përbashkët. Jeni të mbaruar të gjithë, por të paktën. A mjer ju mjer ju, lum Enver Hoxha që ju ka ju. Nuk thoshte kot At Zefi: Nigjoji kush bërtet më shumë kundër tyne, janë ata që kanë bashkëpunuar më shumë me ta”, tha Rama.

23:01 – “Ju jep punë Enver Hoxha”, Rama akuza demokratëve: “Non grata” juaj pjellë e atij barku

Në Kuvend, Edi Rama akuzoi demokratët se janë punësuar nga Enver Hoxha.

Duke iu përgjigjur deputetit Oerd Bylykbashi, Rama tha se Sali Berisha “është pjellë e komunizmit” dhe mori “peng lëvizjen studentore.”

Rama: Juve ju jep punë Enver Hoxha, drejtorët e kampeve, xhahilat që as nuk i keni takuar, por pa ata do ishit të papunë. Pa ata nuk do ekzistonte “non grata” jua. Ai është pjella e atij barku. Prandaj jeni katandisur kështu. Do  të më testosh mua, por në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt. Si i tingëllojnë fjalët e tua non gratës? Jeni rrahur që të vegjël dhe nuk mund të bëni prokopi tani që ju doli mjekra. Nuk ka nevojë të thoni s’është Pazar, kur njeriu vendos të bëjë diçka nuk pyet se çfarë thonë të tjerët. Por ju pyesni çfarë do thonë ata. ata që duhet të ishin këtu dhe ta votonin atë. ai non grata juaj ishte aty jo për të rrëzuar komunizmin, por për të marrë peng atë lëvizjen studentore dhe e mori. Shyqyr që e mor, se po mos e merrte ku do ju vinte radha ju të vinit këtu? Për herë të parë për diktaturën, komunizmin dhe për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze bunkartin. Ju thoshit u bë për të ringjallur këtë e atë. frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që jetojnë me hijen e armikut, jo ata që e kanë vrarë.

Nga ana tjetër Bylykbashi tha se do të votojnë vetëm pro ligjit të lustracionit, madje i tha Ramës që do e shohin nëse ai do votojë pro “lustracionit” për të kuptuar nëse i është ndarë shpirti nga komunizmi.

Bylykbashi: Komunizmi ka vdekur, por kriminelët s’kanë vdekur. Në Çeki është bërë lustracion dhe propozimet tona atë model kanë ndjekur. Ne i e kemi më të ri dhe vazhdojnë të jenë në karriget e këtij parlamenti e gjyqësor, ju i keni zgjedhur me vetting dhe i keni çuar atje. Sot pashë një gjë të shëmtuar, në fakt duhet të festonim 30 vjetorin e gjykatës kushtetuese, por ishte seancë si lloj vakie,. Kur ai që e vrarë kur ishte 25 vjeçare, kryeministri mbante falje sikur të ishte gjykata kushtetuese e gjykatës kushtetuese.

Këtu bashkë me kolegët e mi do të na shihni të votojmë me 3 të 5 ligjin e lustracionit, i ngjan tamkës së gjimnazit 2 me 1, përsëritës dhe lidhës. Atëherë do shmini në sy do e votosh lustracion të vëmë drejtësi për krimet e komunizmit, atë ditë matesh sa e ke ndarë shpirtin nga e keqja e komunizmit.

22:55 – Rama: Non-gratat dhe I.M-të dridhen kur flitet për hapjen e dosjeve

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit theksoi se është mjaft e rëndësishme hapja e dosjeve, për t’i dhënë fund njëherë e mirë thashethemnajave që janë hapur në Shqipëri për shtetasin I.M, duke nënkuptuar ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të marrin vesh të vërtetën, pasi do të ishte e llahtarshme në rast se dyshimet do të sihin të vërteta dhe për 30 vite I.M-së së famshëm i ishin dhënë të gjitha postet e larta shtetërore.

Komunizmi ka vdekur, ajo që jeton akoma është komunisti antikomunist, si frymë dhe si qasje. Këtu është shumë e thjeshtë hiqet një pengesë dhe të gjithë këtyre figurave shtetërore ju hapen dosjet të cilat janë mbajtur mbyllur me një çertifikatë pastërtie në kohën e SHIK-ut, i cili i ka mbuluar ata që i duheshin për të mbuluar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë ne këtu që të kujtojmë pse jemi këtu? Ne në këtë provës na solli shtetasi I.M, doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M a është I.M i atyre që ju shkon mendja për keq, apo dikush tjetër,. Shumë shpejt u kuptua që ka një pengesë për shtetasin I.M, të hapet gjithë kjo kategori dosjes dhe të lehtësohen të gjithë, dhe ku ta gjejmë të marrim një përgjigje lehtësuese, largqoftë të marrim vesh që shtetasin I.M për 30 vite e kemi mbajtur në piramidën shtetërore, deputet, ministër, kryeministër, president, largqoftë të jetë ai, u shpreh Rama.

Ndërkohë Rama ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se non-grata që bërtet sot për dinjitet, duhet të ishte i pari që të kërkonte hapjen e dosjeve, për të parë nëse personi që është në krahun e tij ka dinjitet ose jo.

Ndërsa shtoi se arsyeja pse asnjë nga të dy nuk është në sallë është tmerri që përjetojnë kur flitet për hapjen e dosjeve.

Kështu që është shumë e thjeshtë kot e komplikojmë, prandaj kjo është një arsye për të parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E para se non-grata bashkë me krahun radikal anti juridik nuk është në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë se sa dëgjojnë hapjen e dosjeve nuk e përballojnë dot fare sepse kanë shumë arsye. E dyta si mund t’i thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet, kur vetë i shmangesh një ballafaqimi në lidhje me të vërtetën. Një kreshnik që ju thotë shqiptarëve bashkohuni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për fjalën dinjitet duhet të thotë ta marrim vesh sa më parë nëse ky që kam unë në krah është me dinjitet apo pa dinjitet, por ai është me shtetasin I.M tani me atë që thonë gojët e liga, unë them ishalla jo”, tha Rama.

22:52 – Alibeaj i përgjigjet Ramës: Nuk do ta kesh asnjëherë votën tonë për ligje për individë të veçantë

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Foltorja e Kuvendit ia bëri të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do ta ketë asnjëherë votën për ligje për individë të veçantë. Dhe nëse bëhet fjalë për interesa të qytetarëve shqiptarë, tha Alibeaj, vota e tyre do të jetë gjithmonë pro.

Alibeaj: Ne për të tilla ligje që i shërbejnë shoqërisë shqiptare si një nevojë që ajo do ta ketë, vota jonë është pro. Ama ligje me porosi, ligje për individë të veçantë, që nuk është asgjë tjetër veçse metodë e ish-sigurimit në demokraci, nuk do ta kesh asnjëherë. Ky është standardi dhe parimi që i qëndrojmë ne. Ka gjithmonë një interes më të madh, që është interesi i shqiptarëve. Për interesa të tilla ne votojmë. Do kemi sprova të tjera. Kjo është e para. Nëse është e suksesshme pjesa tjetër do kesh lustracionin, këtu do jemi dhe do shihemi.

22:47 – Shtetasi I.M te Dosjet e Sigurimit, Rama: Larg qoftë nëse është ai që na shkon mendja për keq. Berisha ka frikë

Edi Rama  mbajti një fjalim në Kuvend në lidhje me çështjen për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Duke iu referuar dosjeve për shtetasin I.M, Rama shprehet pro hapjes së dosjeve të sigurimit.

Ndërsa foli për aludimet se shtetasi I.M mund të jetë Ilir Meta, Rama tha se uron që mos jetë ai.

Më tej kryeministri akuzoi Berishën, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, pasi ky i fundit sipas tij i frikësohet hapjes së dosjeve të sigurimit.

“Është shumë e thjeshtë. Ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. U pa që nuk merrej vesh kush është k , është IM që I shkon mendja atyre për keq, apo është tjetër. Shumë shpejt u kuptua që ka pengesë për IM. Të hapet kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Larg qoftë të mësojmë se shtetasin IM e paskemi pasur për 30 vjet. Ministër, kryeministër, president, larg qoftë të jetë ai. Non grata bashke me krahun radikal nuk është këtu në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh marrin arratinë. Një kreshnik që i thotë shqiptarëve bashkohuni me mua për dinjitet, minimumi do thoshte se ky që kam në krah është me dinjitet apo jo. Rrezik është me shtetasin IM tani”, tha Rama.

Kujtojmë se PS ka prezantuar me herët gjatë diskutimit në komisionet parlamentare projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës komuniste duke vendosur kështu në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Njëkohësisht, sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar se sot do të ketë protestë kombëtare, ndërsa opozita ka dalë në mbështetje të tyre

22:37 – “Monizmi ka vdekur”, Rama i drejtohet PD-së: Pse nuk e votoni hapjen e dosjeve dhe ta marrim vesh kush është I.M?

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend mbrëmjen e sotme lidhur me hapjen e dosjeve të sigurimit.

Sipas Ramës, i pari që nuk e do këtë është Sali Berisha, i cili bëri ligjin e lustracionit si një truk, që të mos lejonte pikërisht hapjen e dosjeve.
Sipas tij, që të merret vesh e vërteta se kush është shtetasi I.M nuk është e nevojshme që të shkohet në Gjykatë, mjafton të votohet ligji për hapjen e dosjeve.Rama theksoi se hapja e tyre ka filluar që në vitin 2015, por kanë mbetur të pa hapura vetëm  ato të figurave të rëndësishme politike.

Rama: Mu kujtua At Zef Pëllumbi i cili më tha një herë: “Do me e dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre.” Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëritësin “number one” që këtu mungon se nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër përveçse një  truk për mos i  hapur kurrë dosjet. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën mu në fytyrë të Evropës. Dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme të atyre krimeve. Ku e ke “non gratën” pse nuk vjen ta votojë heqjen e nënti numër 4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe Autoriteti i Dosjeve, të cilin nuk e krijoi PD, por e krijoi PS…Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pa hapura, që janë dosje të figurave të rëndësishme. Janë të pajisura me certifikatën e pastërtisë që në fakt rezultoi në ish-sigurimin e shtetit. Dosjet janë hapur që në 2015.Shtetasin I.M me të cilin jeni futur bashkë në rubla çorba dëshironi ta dini kush është? Mbase nuk është ai, por mbase dhe është. Nuk kemi pse shkojmë në Gjykatë, heqim këtë nenin dhe qetësohemi të gjithë. Pse mos ta hapim? Ka që në 2015-tën që të gjithë viktimat e persekutimit komunist kanë të drejtën të shkojnë të bëjnë kërkesën dhe të marrin dosjet e tyre. Dhe aty ka një kufizim që e heqim sot me propozim jo nga ne, për të deklasifikuar të ashtuquajturat sekrete shtetërore të kohës së komunizmit. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries që të votojë? Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, që nuk e kanë dashur kurrë hedhjen e dritës mbi hije sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë. Monizmi ka vdekur, ka shumë kohë, po ajo që jeton është pjella e ligë e komunistit antikomunist si frymë edhe si qasje.

20:38 – “Ndjesë”, Alibeaj për hapjen e dosjeve: Simbolizmi i ndarjes me diktaturën, litar në këmbët e kësaj shoqërie

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se do duhet të gjejë kurajo gjithsecili që nuk është i kapur dhe nuk ka skelete në dollap për sa i përket hapjes së dosjeve.

Sipas Alibeajt, e gjithë klasa politike sot duhet të jetë kokulur para të burgosurve, atyre që kanë vuajtur, por edhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e regjimit komunist.

Alibeaj: Asgjë triumfaliste nuk ka në diskutimin e kësaj çështje. Nuk do bëj asnjë falënderim, madje unë vetëm jam kokulur në arritjen nëse do të arrihet hapja e dosjeve. Klasa politike sot duhet të jetë kokë ulur 31 pas rënies së diktaturës. Duhet të jetë kokë ulur para të burgosurve dhe atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

Secili prej nesh duhet të bëjë një gjë, të heshtë dhe të ulë kokën. Hapje e plotë e dosjeve për këdo dhe pa asnjë kusht nuk është vetëm simbolizmi i ndarjes me diktaturën, por edhe me tranzicionin.

Historia është ajo që nesër duhet të na falenderojë. Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Do të duhet të gjejmë kurajën për të gjetur kush nuk është i kapur dhe kush nuk ka skelete në dollap.

Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë do duhet ta kishte bërë të parën. Është fillimi i një procesi purifikues të kësaj shoqërie. Ne do duhet ta shohim cullak si ka qenë e shkuara e afërt e këtij vendi për të kuptuar se cilat ishin shkaqet e kësaj ngjarjeje që jemi sot. Çdo gjë që ka ndodhur në 50 vite diktaturë dhe 30 vite tranzicion. Litarë në këmbët e kësaj shoqërie dhe nuk e lë të shkojë përpara.

Asnjë lloj triumfalizmi nuk ka. Besoj se historia do të jetë ajo që do të na vlerësojë nesër. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju. Ndjesë!

20:13- Noka-Spiropalit: Zgërdhiu ti zgërdhiu. Peleshi i del në mbrojtje: Prej jush nuk themi dot jemi pro Perëndimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, qeverinë për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u shoqërua nga Policia.

Me ton ironizues ai thotë se shteti vrapoi për të fshehur vrasjen, ashtu siç ka bërë me rastin e Klodian Rashën.

Teksa flet për vdekjen e Kurtit, Noka i kthehet Elisa Spiropalit duke i thënë se 5 mln eurot e doganave do i dalin prej hundësh. Më pas fjalën në Kuvend e mori ministri i Mbrojtjes, Niko Pelehsi, i cili i replikoi akuzave të Nokës.

Duke i kërkuar mos të abuzojë me qytetarinë dhe edukatën, Peleshi i tha Nokës se PS nuk përdor fjalor denigrues si PD-ja.

Pjesë nga debati

Flamur Noka:U vra një qytetar këtij vendi. Me vrap shteti, ky horri Ardi Veliu për të fshehur siç bëri me Rashën, me vrap për ta fshehur vrasjen. Ka shkuar i vdekur në spital. I vdekur, i vrarë nga policia. Është vrasje, e ka vrarë shteti, e keni vrarë ju. Ju siguroj protestat do t’ju fshijnë. Çdo shqiptari i ka ardhur në majë të hundës.
Zgërdhiu ti, zgërdhiu, 5 mln eurot e doganës do të dalën prej hundësh.

Niko Peleshi: Ju këtu akuzoni pa kufi. Natyrisht jeni në opozitë. Nuk mund të abuzoni me qytetarinë. Nuk mund të thoja Flamur ato që nxjerr ti nga goja. Unë nuk e bëj dot, Elisa nuk e bën dot të përdorë një fjalor të tillë ndaj jush. Mos mendoni se merrni epërsi me këtë fjalor. Në Shqipëri çdo parti janë të orientuara nga perëndimi, na e hoqët këtë avantazh me historinë e rublave.

Flamur Noka: Niko keqardhje. Ka filluar t’ju vejë në rresht Elisa. 3.7 terravat është prodhimi energjitik në Shqipëri. 3.1 është shpenzimi. Vjedhje, vjedhje, vjedhje. Hajdut, hajdut, hajdut asgjë tjetër, s’keni asnjë emër tjetër. Fshiheni jo Irani, jo Rusia. Ça lidhje ka Shqipëria me gazin rus? Është qeveria e PD-së që anashkaloi gazin rus dhe solli gazin e Azerbajxhanit./abcnews.al/

19:37- “Ke hyrë në llogaritë e Rusisë”, Balla kërcënon Berishën: Do t’i nxjerr faktet

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga  foltorja e Kuvendit kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit.

Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga Rusia.

Ke hyrë në llogaritë e Kremlinit. Ti ke hyrë në listpagesat e krem linit. Ditët në vijim do të dalin faktet, që kulmoi me Lulin por me porosi të Berishës. Ndani ju me emisionin e Përputhen se cili i ka fajet. Ti Sali i di faktet që ne disponojmë”, tha Balla.

Kujtojmë se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

18:21- Vdekja e Lear Kurtit në duart e Policisë, Salianji: E njëjta histori me Klodian Rashën

Deputeti demokrat, Ervin Salianji krahasoi vdekjen e Lear Kurtit me rastin e Klodian Rashës. Lear Kurti humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u shoqërua nga Policia.

Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”. Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë. Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.

Për Salianjin rasti i fundit ka të njëjtat rrethana dhe kushte me vrasjen e Klodian Rashës. Salianji tha se Policia ikën të të pamundurit dhe te të varfrit , duke lënë oligarkët dhe të fortët të kryejnë krime pa u shqetësuar.

Ndër të tjera ai solli rastin e kullave pa leje në Tiranë, për të cilat qeveria nuk ka bërë asgjë deri më tani. Më tej ai renditi një sërë pyetjesh për sigurinë kibernetike në vend, pas sulmeve iraniane.

16:06- FOTO/ Vasili “shkrin” së qeshuri Berishën në Kuvend, çfarë i tregoi?

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të shumta për sa i përket krizës energjtike në vend, çmimit dhe menaxhimit mes autoriteteve përkatëse.

Por, përveç tensioneve dhe debateve ka pasur dhe çaste humori.

Në foto shihet deputeti i Partisë së Lirisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha duke buzëqeshur.

Ata kanë pasur një bisedë të shkurtër mes tyre, por nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit.

Ajo që vihet re është momenti kur Vasil ii tregon Berishës celularin e tij dhe ky i fundit “shkrihet” së qeshuri.

Një tjetër çështje që u diskutua në Kuvend është e dhe prjektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

15:40- “Rama, fjalim pocaqi në Strasburg,” Balla i kthehet Shehut: Si nuk ju vjen turp, tërhiqe atë që the!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është përplasur me deputetin demokrat Tritan Shehu pasi ky i fundit kritikoi fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Fjalim pocaqi” e cilësoi Shehu, ndërsa Taulant Balla i kërkoi t’i tërheqë mbrapsht fjalët pasi sipas tij, fjala e Ramës në KiE ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur.

“Tërhiqe mbrapsht atë fjalim pocaqi. Të zhbëjmë atë që keni bërë ju me ne krye Sali Berishën që në 2008? Të pastrojmë imazhin e krijuar për fajin tuaj të Shqipërisë se për fajin tuaj kanë hyrë rublat ruse që në 2008. Kur u depozitua rezoluta mbi të cilin lindi rezoluta e Dick Marty-t dhe fjalimi i Shqipërisë për ta anuluar qenka pocaqi? Po mirë turp nuk keni? Keni shkuar dhe keni votuar një rezolute të turpshme.  Si ka mundësi Tritan që PD ende nuk shpjegon rrjedhën logjike, nga propozimi, nga vota juaj te 600 mijë eurot në llogarinë tuaj. Tradhti që i ke bërë ti, Saliu në radhë të parë. Shko zgjojë nga gjumi atë, të vijë këtu e të japë llogari. Qeveria e drejtuar nga Sali berisha nuk e ka kundërshtuar…,” u shpreh Taulant Balla.

14:49-“Burrë plak, flet për orgji”, Balluku i përgjigjet Berishës: Ne flasim për energji, jo për ato që fantazon ti

“…200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.” Kjo ishte fjalia e thënë nga ish-kryeministri Sali Berisha që bëri që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së të reagonte. Ndërsa Taulant Balla fliste nga vendi duke e kritikuar Berishën për gjuhën e folur, ky i fundit i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndërhyjë. Gjatë debatit Berisha-Balla nuk munguan as gjuha fyese si dhe goditjet e tavolinës.

Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Balluku, e cila tha se qeveria flet për energjinë dhe jo për dëshirat seksuale.

“Burrë plak që flet për orgjinë. Ne do përqendrohemi tek energjia jo tek dëshirat tuaja seksuale. Ne këtu kemi pasur një aplikim për një park Eulik. Investitorët kanë lidhur kontrata. Sot në Karavasta është parku 140 megavator. Ne bëjmë gara ndërkombëtare,” tha Balluku.

14:19-Spiropali i përgjigjet Berishës: Ke shumë mëkate korrupsioni për të larë

Pas akuzave të Sali Berishës ndaj qeverisë për vjedhjen e Energjisë, një përgjigje për të ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila tha se Berisha ka lënë një plagë të pashëruar në këtë sistem.

Sipas saj opozita ka shumë mëkate për të larë, dhe shumë mëkate korrupsioni që e kanë rrënuar këtë sistem. Ajo ka përmendur shitjen e TEC të Fierit ndërsa shton se u shit edhe Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica.

“Në 2012 po ky i bënte thirrje Cez na hapni dritat dhe çlironi ujësjellësat se kompania fiku dritat. Këta jeni ju. Këtë kontroll kishit ju mbi sistemin elektroenergjitik shqiptar. Në 2011 u firmos projekti i TAP. Qeveria juaj për arsye të pa kuptuar shiti për skrap termocentralin e Fierit. Pa arsye publike. E shitët për skrap. TEC i Fierit do na sillte llogaritë ndryshe. Po shitja e hidrocentraleve. Shkopetin, Ulzën dy Bistricat. I shitët.” tha Spiropali.

14:01-“200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira,” Berisha përplaset me Ballën: I pafytyrë mos më ndërpre fjalën

…200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.” Kjo ishte fjalia e thënë nga ish-kryeministri Sali Berisha që bëri që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së të reagonte.

Ndërsa Taulant Balla fliste nga vendi duke e kritikuar Berishën për gjuhën e folur, ky i fundit i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndërhyjë.

Gjatë debatit Berisha-Balla nuk munguan as gjuha fyese si dhe goditjet e tavolinës.

“…200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Pra, si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për qytetarët shqiptarë. Nëse ti i pafytyrë që je aty ndërhyn në fjalën time…Zonjë të kanë zgjedhur kryetare parlamenti të të respektojnë ty në radhë të parë. Ai bëhet kryetar parlamenti aty. Ç’punë ka ai?”

13:31-Diskutimet për krizën energjitike, Berisha: Rama ka frikë të vijë në Parlament, eja mos u fshi pas Belindës!

Në Parlament do të mbahet sot një debat për katër orë me fokus në krizën energjitike. Deri më tani, edhe pse është në listën e folësve, kryeministri Edi Rama nuk është prezent në sallë.

Nisur nga mosprezenca e kreut të qeverisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, siç u shpreh Berisha, është përgjegjës për vjedhjet në sektor dhe situatën në të cilën ndodhet vendi sa i përket energjisë.

Ish-kryeministri i bëri thirrje Ramës që të vijë në parlament dhe “të mos fshihet pas Ballukut apo zonjave të tjera ministre.

“Mungesa e kreut të qeverisë që ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike ndaj qytetarëve ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike. Ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet prapa Belindës, as prapa ju të tjerave zonja ministre. Ju toleroni gjëra të patolerueshme. Debati ishte me kryeministrin, ai nuk është. Ai është përgjegjësi kryesor. Hajde këtu të konfrontojmë të vërtetat,” u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Parlamentit.

12:59-“Ky është standarti në Dibër, Balluku-Mziut: Në Kamzë vetëm harxhove bojë blu për shkollat, dibranëve s’u del dot para

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka fajësuar për krizën energjitike në vend keqmenaxhimin që është bërë në sektor. Sipas tij, OSHEE-së po i shkon borxhi 1 miliardë euro.

“E ka kthyer në një situatë kaotike energjinë elektrike. Situata në energji elektrike është e rënduar edhe për faj të patronazhistëve… Në 2005 dhe 2007 kërciste gjeneratori. Në fakt në 2008 e në vazhdim nuk pati gjeneratorë, por në këto 3 vite është rikthyer. Nuk besoj se është zgjidhje Skavica, zgjidhja është energjia alternative. Mbahet monopol nga qeveria.”

Po ashtu, Mziu i tregoi ministres Belinda Balluku disa foto nga sistemi i amortizuar i shpërndarjes së energjisë elektrike në Dibër.

Balluku iu kthye Mziut me ironi se “është personi i fundit që mund të flasë për Dibrën.”  Ministrja i kujtoi Mziut se ish-kryebashkiak i Kamzës nuk bëri gjë tjetër veçse harxhoi bojë blu për të lyer shkollat dhe kopshtet.

“Hidrocentralet e vogla subvencionohen me paratë e shtetit. Për çdo kwh që ata prodhojnë, shteti paguan para. Paguhen me paratë e taksapaguesve dhe nuk janë investim privat siç thoni ju. Sa i përket Dibrës, je personi i fundit që mund të flasësh, se mbyllesh në kafe dhe nuk takon dot njeri. Veç bojës blu që ke harxhuar për të lyer shkollat sepse të ishte mbushur mendja se ishte izolim apo mbrojtje.”

12:44- Denoncimi i Dashnor Sulës: Po prodhohet “Bitcoin”, hetoni drejtuesit e HEC-eve

Deklarata të forta kanë ardhur në sallën e Kuvendit nga deputeti demokrat Dashnor Sula. Ai denoncoi se në hidrocentralet e vendit po prodhohen kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasurojnë drejtuesit e institucioneve të energjisë për të cilët kërkoi një hetim nga prokuroria dhe autoritetet financiare.

Sula nga foltorja e parlamentit ironizoi ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj psa fjalë së tij për situatën energjitike në vend, duke e cilësuar atë si ‘dragua’ dhe veten si “fshatar nga Peqini”, dhe se nuk kishte çfarë të thoshte pas fjalës së tij.

Fjala e Dashnor Sulës:

“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vetrëtë besoni te këto llogjet që thoni këtu në  arlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e theshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos I bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Slavica qenka burrë i mirë. Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë q ëiku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri. A e dini ju edhe kur fola për naftën ëq bëhet kontrabandë filuat me arsyetime kur të jëpni shifra nga poshtë, I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dke filluar nga drejteusit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh. Harruat që kanë vdekur njerëz  për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ezkistojnë. Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut.Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

12:19-“Ajo që po bën qeveria me energjinë, e pashembullt,” Ahmetaj: Opozita vepron politikisht kur del kundër fashës

Nga Kuvendi ku po diskutohet situata e krizës energjitike në vend, deputeti socialist Arben Ahmetaj është shprehur se vendimmarrja për fashën 800 kwh është e duhura. Sipas tij, masa që tashmë ka dhënë efekt pasi qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen për krizën që ka prekur vendin.

Edhe nëse fasha do të hyjë në fuqi, sipas Ahmetajt, do të faturohet vetëm “1 përqindëshi i popullsisë që ka më shumë mundësi se pjesa tjetër.”

Sipas deputetit socialist në fakt qeveria ka shkuar përtej mundësive të saj për të mbështetur qytetarët në këtë kohë krize.

“Qeveria ka shkuar përtej kushteve të veta. Ajo që po bën qeveria me energjinë është e pashembullt, për të ndihmuar qytetarët. Edhe biznesi prapë s’e paguan tarifën aq saç është realisht. Kur dilni këtu kundër fashës e bëni politikisht, edhe kundër logjikës.”

11:53- “Për Lulin na ka marrë malli,” Balla ironi me opozitën: Bardhi e Paloka tentuan të “përputhen”, dështuan

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet e djathta aktualisht. Balla u shpreh se për ish-kreun e PD-së, “i ka marrë malli” pasi ai nuk vjen më në parlament.

Po ashtu, ai komentoi edhe takimin Paloka-Bardhi në kuadër të bisedave që po bëhen brenda dy kampeve të PD-së për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të kësaj pranvere.

“U takuan Bardhi me Palokën e nuk u përputhën. Do takohen prapë për përputhje. Qeveria vijon punën Lufta i ka rritur çmimet kudo”, tha ndër të tjera Balla.

Ndërsa, duke u kthyer tek çështja e krizës energjitike që është edhe tema e debatit që pritet të zgjatë të paktën katër orë, Balla u shpreh se ERE duhet ta mbajë në gatishmëri çështjen e fashës 800 kwh pasi situata energjitike mund të përkeqësohet.

11:23-“Fashën mos e shtyni, por revokojeni,” Tabaku: ERE, institucion varësie i ministrisë së Energjisë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, e ka akuzuar ERE-n se është kthyer në një kthyer në një drejtori varësie e Ministrisë së Energjinë. Ndërsa kujtoi se ERE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve, Tabaku kërkoi që Enti Rregullator i Energjisë të mos e shtyjë vendosjen e fashës 800këh për energjinë, por ta revokojë.

Deputetja e opozitës tregoi se ka qenë prezent në bordin e ERE dhe aty ka parë sesi asnjë prej anëtarëve të bordit, sipas saj, nuk mbrojti interesin e qytetarëve.

“ERE, drejtori varësie e ministrisë. Bordi i ERE-s,, të jetë i vetëdijshëm për rolin që ka. Të mbrojë konsumatorin, biznesin…Po me kompanitë e naftës ç’po bëhet. Mbi 250 milionë të ardhura shtesë kanë fituar.”

Po ashtu, Tabaku u shpreh se situata e çmimeve sot, nuk është tërësisht pasojë e krizës.

“Korrupsioni në kohë paqeje sot po u kalon qytetarëve duke u justifikuar me krizën,” u shpreh ajo.

11.01-I riu vdiq pasi u shoqërua nga policia, Berisha: Prisni kur ta nxjerrin me revole

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pasi u shoqërua nga policia.  Berisha tha se policët janë sjellë “shtazërisht” me 32-vjeçarin, teksa e quajti ngjarjen vrasje shtetërore.

“Prisni kur të na thonë se në një pellg atje ishte një revole. E kanë ndjekur se s’paraqirti dokumentin në një distancë të gjatë e kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht dhe burimi thotë se ne komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë për ta çuar në spital, e dërguan me makinë në spital, de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçari në Tiranë”, tha Berisha jashtë Kuvendit.

“Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi.
Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti. Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat. Ky akt shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës. Edhe ky është një akt i shëmtuar. Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike. Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto. Po të marrësh vrasjet nga policia në harkun 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku. Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta hajdutë për shpëtimin e jetës”, tha me tej kryedemokrati.

10.55-Berisha bllokon foltoren e Parlamentit: Një minutë heshtje për 32-vjeçarin që vdiq në duart e policisë

Në Parlament do të diskutohet sot gjatë për situatën energjitike në vend. Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar fjalën pa radhë për të folur për rastin e 32-vjeçarit Lear Kurti i cili ndërroi jetë sot pasi tentoi t’i largohej një patrulle policie.

Edhe pse mikroni nuk iu hap nga nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj, Berisha dhe Flamur Noka u dëgjuan t’i drejtoheshin mazhorancës se shteti ka vrarë sot një qytetar.

Po ashtu, kreu i PD kërkoi edhe që të mbahej një minutë heshtje për vdekjen e Kurtit.

Kujtojmë se kreu i demokratëve ka reaguar edhe më herët për rastin e Kurtit. Berisha është shprehur se efektivët e policisë e rrahën në makinën e policisë Lear Kurtin dhe më pas e dërguan në komisariat pa ndjenja.

10.36- “Opozita e rublave u bën thirrje njerëzve të mos kursejnë,” Balluku: Po ankohemi se nuk vumë fashën 800 kwh?

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet për të paktën katër për situatën energjitike në vend, dhe më konkretisht, mos aplikimi i fashës 800 këh nga ERE.

Kryetari i ERE, do t’u përgjigjet sot pyetjeve që do t’i bëhen nga ligjvënësit rreth situatës energjitike. Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se, për të, është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh.

Po ashtu, ministrja e ka akuzuar opozitën se po përfiton nga situata e krizës dhe se po tallet me fushatën ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë si dhe po dezinformon qytetarët.

“Kjo opozitë të dilte një herë dhe të shpjegonte si u copëtua sistemi elektroenergjitik shqiptar. Si u vendos të shkëputeshin nga zinxhiri i prodhimit katër hidrocentrale në jug.  Dhe nga ta përfitojnë sot kompani private. Sot na duhet të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut. Sot përballemi me situatë thatësire…”

Balluku kujtoi se kërkesa për mos vendosjen e fashës iu dërgua ERE-s nga qeveria pasi u përmirësua situata hidrike, dhe kjo e fundit e aprovoi. Zëvendëskryeministrja sqaroi se ERE mund vetëm të aprovojë propozime në mënyrë teknike dhe se nuk mund të marrë vendime për paketa sociale.

“Duhet të binim të gjithë barkë sepse është moment solidariteti. E kuptojmë që ju duhen instrumenta për bashkim, bashkëpunim. Nuk është kriza energjitike instrumenti që kërkoni.” 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!