Një 12-vjeçar është arrestuar katër herë brenda një jave në Itali.
Siç raportojnë mediet vendase adoleshenti ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur ora dore nga turistët nëpër rrugët e Milanos.
Mësohet se adoleshenti është emigrant me origjinë marokene.
Sakaq bëhet me dije se bashkë me 12-vjeçarin është kapur dhe një 18-vjeçar me origjinë libaneze, i cili me sa duket ka ndihmuar adoleshentin të vjedhë turistët./abcnews.al/