Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjirokastër ku edhe ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen në qytetin e gurtë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ajo e Kulturës Elva Margariti.
Kumbaro sqaroi vonesën e vendosjes në funksion të Bypass-it duke iu përgjigjur edhe spekulimeve të bëra. Ajo u shpreh se kanë pritur përfundimin e procedurës së këshillimit me UNESCO-n për nisjen e punimeve.
“Nga pikëpamja e infrastrukturës kanë filluar bizneset janë hapur dhe i kanë kthyer në hapësira komerciale. Bypass-i ka dalë spektakolar. Mirë është ta themi sepse ka pasus spekulime, u vonua sepse ne pritën të gjithë procedurën e këshillimit me UNESCO-n. Mirë është ta themi sepse nuk kemi pse të lejojmë spekulimet”, u shpreh ministrja.
Megjithatë, Rama me doza ironie i kërkoi ministres që t’i lërë spekulimet mënjanë sepse “atë punë kanë.” /abcnews.al/


