Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krisma në det/ Policia bllokon jahtin pranë Palasë: Nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Ndalohen 4 persona

schedule09:36 - 3 Gusht, 2026

schedule 09:36 - 3 Gusht, 2026

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në det, përballë Palasës, ku u raportua për të shtëna të dyshuara me armë zjarri në ajër nga një jaht.

Policia kufitare dhe forca të njësisë policore Delta arritën të ndalojnë mjetin lundrues pas gati 2 orësh operacion në det që nga marrja e njoftimit dhe e shoqëruan atë në Porto Palermo për kontrolle të mëtejshme.

Ndërsa 4 persona që ndodheshin në bord u ndaluan nga policia. Dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone. Por, pasi konstatuan se edhe aty kishte efektivë policie, u kthyen sërish drejt jahtit.



Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur ndjekjes nga policia, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det derisa u arrit nga policia.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi arsyet pse kanë ndodhur të shtënat me armë nga jahti, ndërsa gjatë kontrollit të personave dhe në bordin e tij nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!