Një seri zjarresh masive kanë përfshirë shtetin e Uashingtonit në SHBA, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Situata më kritike është pranë qytetit të Spokane, ku flakët kanë përfshirë mijëra hektarë tokë. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë angazhuar Gardën Kombëtare për të mbështetur operacionet e zjarrfikësve dhe evakuimin e banorëve.
Around 700 buildings have been destroyed by wildfires in Washington state, and thousands of people have been evacuated
The most severe situation has developed near the city of Spokane, where the fire has burned more than 1,700 hectares. Authorities declared a state of emergency… pic.twitter.com/AHI1lcga9j
— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2026
Sipas autoriteteve lokale, zjarri është më i madhi që ka goditur zonën në tre dekadat e fundit, ndërsa shkaqet e shpërthimit të tij mbeten ende nën hetim.
Sipas mediave të huaja zjarri i njohur si “Old Trails”, i cili ka djegur mbi 3,500 hektarë, është një nga tre vatrat kryesore që kanë shpërthyer në rajonin e Spokane në kushte të favorshme për përhapjen e flakëve, të shoqëruara me erëra të forta.
Së bashku me zjarret Fairview dhe Autumn Lane, ato tashmë janë grupuar nga autoritetet nën emërtimin “Spokane Complex Fire”.
Në total, tre zjarret kanë përfshirë rreth 5,400 hektarë dhe kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 600 ndërtesa, përfshirë dhjetëra banesa. Operacionet për vënien nën kontroll të flakëve vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë urdhrat e evakuimit dhe të shmangin zonat e rrezikuara.
🇺🇸 UPDATE — The Old Trails Fire near Spokane, Washington has exploded to roughly 3,500 acres and pushed into the city itself, in what The Spokesman-Review is calling one of the worst natural disasters in Spokane’s history. Driven by 35–45 mph wind gusts and single-digit humidity,… pic.twitter.com/UNhsl7b9W0
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) August 2, 2026
/abcnews.al/


