Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Ai tha se është më se e nevojshme që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Alibeaj tha se qëllimi i takimit ishte që të informonte grupin mbi takimin që Gazment Bardhi pati me Edi Palokën.
“Ky proces kërkon seriozitet. Ka pasur takim dhe bashkëbisedim që vetë Bardhi do u a thotë. Siç e thamë javën e kaluar që ishim të gatshëm në moment për të diskutuar. Ajo që bëmë sot ishte një konfirmim i kësaj që kemi thënë. Nevoja për të dalë me një kandidat për demokratët është synim dhe nevojë për ti dhënë fund regjimit të Ramës qoftë dhe në zgjedhjet lokale. Duam një kandidat të përbashkët fitues”, tha Alibeaj pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Kujtojmë se më herët u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PD nga Sali Berisha
/abcnews.al/