Klodian Duro nuk do të jetë më tranjeri i Lushnjës.
Lajmin e ka bërë të ditur në mënyrë publike kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila është gjtihashtu edhe presidentja e klubit. Ajo me një postim në Facebook, ka bërë të ditur këtë lajm që i ka kushtuar stolin 44-vjeçarit./ h.ll/abcnews.al
NJOFTIMI ZYRTAR I KRYEBASHKIAKES SË LUSHNJES, ERISELDA SEFA
“Futbolli për Lushnjën dhe lushnjarët është kaq shumë i dashur dhe me ndjeshmëri të madhe.
Kjo është arsyeja kryesore përse pranoj dhe mirëkuptoj të gjithë shqetësimin e opinionit publik mbi rezultatet jo në nivelin e pritshmërisë që kishim në këtë fillim sezoni, duke shtuar këtu edhe përgjegjësinë publike dhe ligjore që kam para taksapaguesit lushnjar !
Jemi përpjekur , brenda mundësive financiare ( shpesh në fakt të fryra në media) t’i krijojmë kushtet e nevojshme ekipit ( edhe në infrastrukturë) për të qënë konkurent i denjë për pjesen e sipërme të tabelës së klasifikimit!
Edhe vendimi për të marrë në krye të stolit një emër të njohur të futbollit shqiptar si Klodian Duro, kishte në fokus këtë objektiv.
Mirëpo pas 6 ndeshjesh të luajtura, për fat të keq, skuadra rënditet në vendin e parafundit me 5 pikë, dhe ky është padiskutim një tregues që na shqetëson!
Ndaj, pikërisht për shkak të mungesës së rezultateve, kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro, të cilin e vlerësoj për përpjekjet për të dhënë më të mirën e tij në krye të #Lushnjës!
Shpresoj shumë që ky ndryshim të reflektohet sa më shpejt në rezultatet e skuadrës, e cila do të drejtohet në këtë periudhë nga dyshja Hasalla-Gazheli deri sa të kemi një vendim përfundimtar!
Dua të garantoj tifozët e mrekullueshëm të #Lushnjës, të cilët e kanë mbështetur ekipin fort edhe në këtë sezon, se çdo vendimmarrje në lidhje me ekipin e futbollit ka brenda edhe zërin e tyre.
Bashkë gjithnjë më të fortë! ??”