Një makinë është përplasur me një motor mbrëmjen e sotme (17 tetor).
Mësohet se aksidenti ka ndodhur te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.
Drejtuesi i motorit është punëtor që shpërndan produkte peshku.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë 22-vjeçari, i cili drejtonte motorin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Abcnews.al/