Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“I donte për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë”, komandanti i policisë nën hetim pasi mori 5 mijë euro nga trafikanti shqiptar

schedule16:55 - 17 Tetor, 2022

schedule 16:55 - 17 Tetor, 2022

Një komandat policie në Itali është nën akuzë nga prokuroria, pasi ka marrë 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar.

E gjithë ngjarja u zbulua në momentin që shqiptari i cili ishte dënuar me arrest shtëpie është kapur në rrugë dhe me 5 mijë euro në xhep.

Në momentin që është marrë në pyetje nga prokuroia italiane, shqiptari ka rrëfyer se ai ishte thirrur në takim nga komandanti i policisë i cili i ka kërkuar 5 mijë euro hua pasi do të ndihmonte për operacionin e një fëmije të sëmurë nga kanceri në kokë.



Sipas asaj që doli, kërkesa është bërë personalisht brenda kazermës së Folignos. Ishte vetë shpërndarësi që u tha karabinierëve që e ndaluan gjatë rrugës për në shtëpi. Në fakt, burri kishte leje të largohej nga shtëpia e tij për një periudhë të caktuar kohore.

Duke u vonuar ai kishte justifikuar gjithçka duke thënë se ishte thirrur në kazermë ku kishte pasur një takim me komandantin që kishte bërë atë kërkesë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!