Një muzikant ukrainas, i cili refuzoi të marrë pjesë në një koncert në rajonin e kontrolluar nga Rusia, Kherson, në jug të Ukrainës, është vrarë, sipas një raporti nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, shkruan skynews.
Dirigjenti Yuriy Kerpatenko, i cili ka punuar me Filarmoninë Rajonale Kherson që nga viti 2000, u qëllua nga forcat ruse pasi refuzoi të merrte pjesë në një koncert më 1 tetor.
“Ky koncert ishte në kuadër të ashtuquajturës “paqe” në Kherson,” tha ministria në një deklaratë.
“Megjithatë, dirigjenti i orkestrës, Yuri Kerpatenko, refuzoi kategorikisht të merrte pjesë.”
Zyra e Prokurorit Rajonal të Khersonit ka nisur tashmë një hetim për vdekjen e tij “në bazë të shkeljeve të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
/abcnews.al