VIDEO/ “Je burrë pa t*pe! Të rrah se të dua!” Historia e pazakontë e çiftit në Sarandë, ku gruaja rreh burrin. Çfarë po ndodh tani me ta?

schedule09:16 - 17 Tetor, 2022

schedule 09:16 - 17 Tetor, 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Aruilena Ara kanë risjellë sërish në qendër të publikut historinë e Sarandës, atë ku Brandoni dhe ish-bashkëjetuesja e tij vijojnë sherrin me njëri-tjetrin si macja me miun.

Të gjithë e mbani mend në sezonin e kaluar historinë e dashurisë të kthyer tashmë në urrejtje mes tyre, atë të Brendonit dhe Nikoletës, ku sebep i sherrit u bë një person i tretë por edhe lokali.

Edhe pse “Piranjat’ bënë të pamundur vitin e shkuar, Brendoni është ndier sërish i kërcënuar dhe i dhunuar nga ish-bashkëjetuesja e tij Nikoleta, e cila vazhdon ta shantazhojë, kërcënojë por edhe ta dhunojë fizikisht atë.

Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe institucionale, Brendoni iu drejtua sërish “Piranjave” duke kërkuar ndihmë tek agjentja jonë Ledjona Xheladinaj.

Siç edhe e shihni në videon e mësipërme këtë “sezon të dytë” Nikoleta është bërë edhe më e dhunshme duke thyer gjithçka në lokalin e Brendonit, ndërsa e shan dhe godet dhe atë fizikisht.

Por këtë herë në “lojë” ka hyrë edhe vajza e Nikoletës, e cila kërcënon vazhdimisht Brendonin me burg.

Edhe pse agjentja Ledjona Xheladinaj mundohet të kontaktojë me zonjën Nikoleta dhe ta qetësojë atë është e pamundur. Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim serinë e radhës të kësaj telenovele të titulluar “Të rrah sepse të dua”.

/Taulant Halili/Abcnews.al/