Një efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri.
Ky i fundit pasi më datën 5 tetor ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë.
Efektivi ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku.
Gazetarja Xhensila Kodra mëson se Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje.
Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare dhe kanë udhëtuar drejt Stambollit.
Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë.
Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë./Abcnews.al/