“Mythodea” homazh për 55 vjetorin e lindjes së skulptorit Arben Bajo

schedule21:59 - 14 Tetor, 2022

schedule 21:59 - 14 Tetor, 2022

Arti, ishte miti e zoti ku falej skulptori Arben Bajo. Ekspozita e lënë në mes “Mythodea” titull i huazuar  nga simfonia korale e kompozitori grek Vangelis vjen si homazh në 55 vjetorin e lindjes së tij në galerinë Fab.  Bashkëshortja Teuta e mbështjell me emocione, thotë se ky është amaneti i tij.

“ Emocionet e Benit më mbeten që t’i jetoj unë.

U përpoqëm që të realizonim ekspozitën e lënë në mes,  ashtu siç donte ai. Dëshira ime ishte që të realizohet sot me 13 tetore, pasi përkon me 55 vjetorin e lindjes së tij”

“Renia e Pegasos”, rrëmben gjithë vëmendjen sapo shkel në galeri, Bajo ka realizuar një version monumental të figurës së Pegasos derdhur në allçi, me një simbol të fort  ekspozuar në formën e një instalacioni

“ Nudoja është Penelopa  e cila vajton për Pegasos”,

E vështirë dhe emocionuese ka qenë ngritja e kësaj ekspozite edhe për dy miqtë e tij Ardian Kapon dhe Ermir Hoxhen.  Bajo shpaloset  në dy dimensione, Instikti dhe njeriu, ku edhe nudot i ka eksperimentuar me veten , i cili  shfaqet herë si Odiseu e herë si Herkuli.

“ Është ekspozita më emocionuese që kam kuruar.  Me Benin kam qenë cdo ditë në kafe, në shkollë, në studio. Qëllimi i kësaj ekspozite është edhe mbajtja gjallë e memories artistike. Ai do të mbahet mend gjatë për  shenjën  e fortë  në skulpturën  modern të 30 viteve të fundit”

Mitet e botës antike ishin muzë për të. Orfeu, personazhi legjendar pajisur me aftësi muzikore në versionin e Bajos, ngjitet si me magji mbi një platformë vertikale thekson Hoxha. Aty, pranveror me lirë në dorë dhe bimët dekorative mbi krye, djaloshi përhumbet në tingujt e muzikës.

Bashkëshortja e bindur është ta vazhdoi ëndërron.

Projekt tjetër madhor është realizimi i një ekspozite retrospektiv si dhe një album me gjithë krijmtarin e Arben Bajos, si shenjë dominuese e skulpturës modern në 30 vitet e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!