Gafa e radhës e Trump në Twitter

schedule10:15 - 14 Qershor, 2019

schedule 10:15 - 14 Qershor, 2019

Këtë herë presidenti amerikan Tramp ka bërë një gabim gramatik. Në një postim në Twitter, presidenti amerikan e ka quajtur Çarls të Britanisë së Madhe “Princin e Balenave” në vend që të shkruante Princi i Uells. Pavarësisht se fjala është korrigjuar pothuajse menjëherë, gafa nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ndjekësit në Tuiter kanë përfituar për të bërë batuta të shumta. Vetëm pak ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë shpjegonte se Hëna ishte pjesë e Marsit. /ABC News Albania 24/7