Gazetari Riccardo Cucchi ka komentuar vuajtjet e Juventusit këtë sezon. Bianconerët kanë pasur një javë të pafat, pasi janë mposhtur nga AC Milan në Serie A dhe Maccabi Haifa në Champions League.
Max Allegri është nën presion serioz nga tifozët e zhgënjyer: sezonin e kaluar, Juventus mbeti pa trofe, duket se historia mund të përsëritet këtë sezon.
Gazetari Ricardo Cucchi tha se ai kurrë nuk e kishte parë Juven në gjendje kaq të keqe.
“Kjo është gjithçka që ka mbetur nga Juventusi: pa vullnet, pa shpirt, asnjë dëshirë për të luftuar. Ky është skuadra më e dobët në historinë e klubit: Sinqerisht nuk e mbaj mend që Juve të humbi pa u përpjekur të luajë”, citoi TuttoJuve të thoshte gazetari. /G.D abcnews.al/