Gerrard rrezikon stolin, ndeshja ndaj Chelsea mund të jetë vendimtare

schedule09:53 - 14 Tetor, 2022

schedule 09:53 - 14 Tetor, 2022

Aston Villa është futur në një periudhë krize, e cila kulmoi me barazimin ndaj Nottingham Forest më 10 tetor në mbrëmje.

Klubi anglez e ka menduar të ardhmen e Steven Gerrard disa javë më parë, i cili tani duket se është rikthyer përsëri në diskutime, pavarësisht se është i pamposhtur për katër ndeshje radhazi. “Footmercato”, shtron pyetjen se edhe sa kohë do t’i jepet trajnerit anglez, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 16-të, tre pikë nga zona e rënies dhe me nëntë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Sfida kundër Chelsea në 16 tetor për Gerrard do të jetë një ditë gjykimi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!