Investimet e shfrenuara të presidentit te Real Madrid, Florentino Perez pritet të pasohen nga një seri largimesh. Nuk do të kursehen Bale, Marcelo apo Isco.
Real Madrid është skuadra me aktive në merkato. Gjigandi spanjoll ka shpenzuar mbi 300 mln euro për katër lojtarë si Hazard, Militao, Joviç Mendy dhe Rodrigo. Afrime të cilat priten të pasohen nga disa largime ku nuk do të kursehen lojtarët si Bale apo Marcelo. Real Madrid nuk preferon të shkelë rregulloren e fair play financiar. Në listën e drejtuesve të Real Madrid për tu larguar nga Santiago Bernabeu janë:
James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane dhe Luca Silva.
Madrilenet pritet të gjenerojnë shuma të majme nga shitja e disa prej tyre. Gareth Bale pritet të rikthehet në kampionatin anglez tek ish skuadra e tij Totenham ose Mancheater United që është favorit pasi përmbush kërkesat financiare të uellsianit.
Real ka synimin e qartë, të ul nga froni i la ligas rivalet e përbetuar të Barcelones të cilët kanë dominuar për vite me radhë futbollin iberik. Trajneri Zidane e ka theksuar se prioritet i klubit madrilen për sezonin e ardhshëm është triumfi në kamopionatin spanjoll./ABC News Albania 24/7