Angel Di Maria ka përfunduar ekzaminimet mjekësore në “J Medical”.
Argjentinasi ka një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e djathtë. Ky është rezultati i testeve diagnostike që argjentinasi iu nënshtrua mëngjesin e sotëm.
Juventus bën të ditur këtë lajmërim në faqen e saj zyrtare duke theksuar se do të duhen rreth 20 ditë që ai të rikuperohet plotësisht./ h.ll/abcnews.al