Liri dhe Kenado Shira, babë e bir janë vrarë në mes të Klosit nga një person nga fisi Mjeshtri pasditen e sotme në mes të qytezës së Klosit. Të dy ata ishin duke lëvizur në trotuar kur autori i ngjarjes është afruar dhe ka qëlluar ndaj tyre.
Motivet e vrasjes janë ende të paqarta pasi ngjarja sapo ka ndodhur, por gjithçka ka tronditur kalimtarët e rastit, të cilët kanë vënë duart në kokë teksa poshtë batanijes kanë parë trupin e pajetë të një 17-vjeçari.
Paraprakisht dyshohet edhe për dy persona të tjerë të plagosur, ndërsa nuk dihet ende nëse babë e bir që vdiqën ishin viktima të rastësishme apo objektiva të autorit.
Abcnews.al mëson se Kenado Shira mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, kurse i ati i tij ndërroi jetë në spital. /abcnews.al