Ekspertët e Feng Shui paralajmërojnë se disa gjëra nuk duhen mbajtur kurrë në çantë. Është e rëndësishme që të ketë rregull. Duhet të largoni çdo gjë të panevojshme, sepse tërheq pengesa në rrugën e jetës. Gjërat e panevojshme vjedhin energji dhe sjellin kaos.
Hidhni nga çanta gjithçka që nuk ju nevojitet më dhe organizoni kaosin. Besohet se rendi do t’jua bëjë më të lehta vendimmarrjet. Paratë duhet të mbahen vetëm në portofol dhe asnjëherë të shpërndara në ndarjet e çantës. Feng shui tregon se paratë e shpërndara tërheqin varfërinë dhe mungesën e financave.
Gjithashtu, shumë gra mbajnë në çantat e tyre letrat e panevojshme dhe faturat të vjetra. Kjo do të thotë që në mënyrë simbolike mbani me vete problemet e vjetra dhe shqetësimet e panevojshme, jetoni në të kaluarën. Prandaj, është e nevojshme t’i largoni menjëherë nga çanta. /abcnews.al