Huazimi i Denis Zakaria nga Juventusi te Chelsea mund të jetë tashmë në fazat e fundit.
Sipas raportimeve të “90min.com”, blutë e Londrës duan të ndërpresin huazimin që në janar, sepse mesfushori zvicerian nuk bie në planet e trajnerit Graham Potter.
Problemi për anglezët është se mesfushori ka bërë tashmë dy paraqitje për Juventusin dhe për rrjedhojë, sipas rregullores së FIFA-s, ai mund të kthehet të luajë vetëm në Juventus dhe jo në një ekip të tretë. Në këtë kuptim, Juve nuk ka asnjë detyrim për të rikthyer Zakaria në mes të sezonit, por Chelsea shpreson që Allegri të shkarkohe dhe se zëvendësuesi i tij i mundshëm do t’i kërkojë klubit të rikthejë Zakaria në Itali gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve./h.ll/abcnews.al