Kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka thënë se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë, raporton Tass.
Më herët Kadyrov kishte kritikuar komandën e lartë të Moskës për disfatat në fushën e betejës.
“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën.
“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov./Abcnews.al.