Putin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohet Rusia

schedule12:24 - 10 Tetor, 2022

schedule 12:24 - 10 Tetor, 2022

Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të reagojë ashpër nëse sulmohet Rusia. Deklarata vjen disa orë pasi trupat e tij nisën një valë sulmesh që synonin qytete në të gjithë Ukrainën në përgjigje të një sulmi në urën e Kerçit që lidh Rusinë dhe Krimenë, sipas The Guardian.

Putin fajësoi edhe një herë Ukrainën për sulmin në urën e Kerçit, duke e përshkruar atë si një “akt terrorizmi”.

Rusia nisi sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës mëngjesin e sotmë në shenjë hakmarrjeje për sulmin ndaj urës, tha ai.

Duke folur në një takim të këshillit të sigurisë në Shën Petersburg këtë mëngjes, Putin tha:

Nëse vazhdojnë sulmet kundër Rusisë, përgjigja do të jetë e ashpër. Përgjigjet do të jenë të së njëjtës shkallë si kërcënimet ndaj Rusisë. Në rast të përpjekjeve të mëtejshme për të kryer akte terroriste në territorin tonë, përgjigja e Rusisë do të jetë e ashpër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!