Mesa duket djegia e makinës së Marsel Buqos në Bilisht orës 02:30 lidhet me çështje hakmarrjeje.
Abc mëson se sipas burimeve nga Policia Buqo rezulton të jetë shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë.
Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme.
Sakaq mësohet se Marsel Buqo është punonjës në një karburant në Bilisht.
Kujtojmë se makina e Deizi Arapit është djegur më 25 shtator. Kjo ka qenë hera e dytë që 27-vjeçares I djegin makinën.
Deizi Arapi u arrestua rreth dy muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.
Lexo edhe: Luksi në rrjetet sociale, një mashtrim i madh. Shembulli i motrave “gangstere” nga Bilishti, një mësim për të gjithë të rinjtë. E ëma kërkon lëmoshë nga TV
Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.
Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave./Abcnews.al/
/abcnews.al/