Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në koncertin e bamirësisë “Sentebale Audi”. Koncerti ishte organizuar nga Princi Harry, me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi. I njëjti koncert është mbajtur edhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.
Sipas Daily Mail, Princi britanik, dukej i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare. Në koncert këngëtarja shoqërohej nga e ëma Vera, e cila ka treguar disa detaje nga takimi me Princin. Vera ne llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harry ndërsa Rita shihet duke u përqafuar me Prinsin.
“Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera./abcnews.al