Thaçi dekoron me “Urdhrin e lirisë” Medline Albright dhe Wesley Clark

schedule11:50 - 12 Qershor, 2019

schedule 11:50 - 12 Qershor, 2019

Ish- sekretarja amerikane e shtetit Medline Albright dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, që ndodhen në Kosovë për festimet me rastin e 20 vjetorit të çlirimit u dekoruan me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë çmimin “Urdhri i Lirisë” ish-sekretares së shtetit amerikan Medline Albright.

Thaçi e falenderoi ish-sekretaren Albright për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “SHBA-të na kanë dhënë dinjitetin për të jetuar në Kosovë të qetë dhe të lirë, të gjithë qytetarët përfshirë shqiptarët, serbët, malazezët e gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

Madeleine Albright pas ndarjes së çmimit tha se i pëlqen të marrë dekorata, por kjo dekoratë sot e bën shumë të lumtur që është pjesë e Kosovës.

“Kurrë nuk do ta harroj kur erdha në Kosovë pas luftës ku kishte turma të mëdha njerëzish ku në çdo cep shkruante “Faleminderit Amerikë”. Çfarë SHBA-ja ka bërë për Kosovën ishte gjëja e duhur”, u shpreh ish-sekretarja e shtetit.

Më tej, Albright u shpreh se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë.

Të njëjtë dekoratë presidenti Thaçi i ka dhënë dhe gjaneralit amerikan Wesley Clark, për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

Ish sekretarja amerikane e shtetit menjëherë pas ceremonisë në Presidencë është takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish sekretarja e shtetit Allbright dhe gjenerali Klark ndodhen në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. /ABC News Albania 24/7