Sam Asghari është përballur me kritika të forta nga fansat e Britney Spears. Aktori dhe modeli iraniano-amerikan ka postuar ditët e fundit materiale në rrjete sociale për luftën për të drejtat e grave në vendin e tij. Në të njëjtën kohë, gruaja e tij poston foto dhe video nudo të saj nga plazhi.
Ashtu siç pritej, ka reaguar publiku i Britney-t, i cili vazhdimisht i ka referuar bashkëshortit të saj, duke e akuzuar se nuk i kushton vëmendjen që meriton. Fansat e këngëtares së famshme e pyesin pse nuk përpiqet ta ndihmojë, ndërsa sheh se gjendja e saj psikologjike nuk është stabile.
Ata shprehen se aktori duhe “të shikojë fillimisht gruan e më pas të shqetësohet për pjesën tjetër”. “Unë e kuptoj plotësisht dhembshurinë tuaj për Iranin dhe gratë atje, por së pari ndihmoni gruan tuaj. I ke parë fotot e saj?”, “Ajo është e zhveshur në të gjithë Instagramin”, kanë shkruar disa ndjekës.
“Ti mbështet Iranin dhe në të njëjtën kohë gruaja jote e tregon trupin e zhveshur në plazh” , “Ndihmoni gruan tuaj fillimisht, pastaj Iranin”, shkruajnë të tjerë. Së fundmi ai ka mbajtur një qëndrim për fotot që publikon Britney, duke thënë se “është thjesht një shprehje lirie, pas 13 viteve të jetës konservatore”.