Eksperti i ekonomisë dhe financave, Vjoldi Danaj, në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar rritjen e fundit të çmimit të naftës me 22 lekë nga Bordi i transparencës.
Ai theksoi se çmimi i naftës në bursë nuk pasqyron çmimin që po shitet në Shqipëri.
Sipas Danajt me çmimin aktual që është nafta e parafinuar në bursë, e cila më pas rafinohet dhe duke i shtuar edhe gjithë shpenzimet e tjera, sot në Shqipëri duhet të shitej me jo më shumë se 200 lekë për lirë.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Nafta rritet me 22 lekë, shihni arsye të kësaj rritjeje të menjëhershme?
Danaj: Justifikimi që vazhdon jep Bordi i Transparencës, i cili nuk duhet të vazhdojë më, është sepse është rritur platzi i Mesdheut, i cili është çmimi i naftës që rafinohet, por kjo naftë blihet diku, blihet me bursën e Londrës. Nëse shohim bursën e Londrës çmi9met nuk janë rritur kaq shumë, është 99 dollarë, dhe çmimi real nuk duhet ta kalonte 200 lekë për litër. Me atë raport që jep Bordi i transparencës, nuk po na thonë asgjë. Ne nuk dimë se kur i kanë blerë kompanitë naftën e fundit. Mund të ndodhë që ky çmim, kompanitë mund ta kenë blerë para një jave dhe mund të ketë ardhur dje ose sot, dhe duhet marrë raporti i blerjes. Nga shifrat nuk na dalin llogaritë, duket sikur kemi një lloj kontrabande të këtij produkti.
/Abcnews.al/