PS kërkon që DSIK të quhet AKSIK, mblidhet Komisioni i Ligjeve për dosjet e ish-Sigurimit

schedule10:34 - 7 Tetor, 2022

schedule 10:34 - 7 Tetor, 2022

Mëngjesin e së premtes ka nisur punën Komisioni i Ligjeve  ku do të shqyrtohet projektligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Fokusi i diskutimeve sot është propozimi për kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Drejtori i DSIK-së, Dorian Tola është shprehur ndër të tjera që u propozua që të mbahet emri ekzistues, por në NATO kemi emrin NSA, National Security Assosiationm dhe sipas tij, vendosja e fjalës “autoritetet”, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Kurse, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi theksoi se Autoriteti është një njësi e pavarur dhe se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit Rama  dhe ka një konflikt.

Çupi u kundërshtua nga Felaj e cila u shpreh se nuk ka konflikt, pasi autonominë “e jep ligji, jo emri i institucionit.” /abcnews.al/