Loredana? Ramush Haradinaj e ndjek, Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

schedule18:43 - 6 Tetor, 2022

schedule 18:43 - 6 Tetor, 2022

Si e ka Anita Haradinaj dhe Ramush Haradinaj raportin me rrjetet sociale? Anita tha në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi se nuk ia menaxhon aspak rrjetet sociale bashkëshortit të saj por zyra e tij, vetëm se sheh ça poston për të dhënë ndonjë kritikë ose sugjerim. Ermali e pyet a e di ti kë ndjek Ramushi në Instagram?

Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli,. Loredanën e ndjek nga qefi”, kështu e mbylli me humor përgjigjen e saj Anita.

Gjatë bisedës Ermal e pyet se si i ka raportet me punët e shtëpisë dhe se çfarë  nuk bën mirë. Anita dhe se:  “Nuk di të hekuros’ e se nuk guxon të hekurosi diçka të komandantit, por mjaftohet me ndonjë veshje të djemve.

/abcnews.al