Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakstrës, Qerim Isamilin, për akuzën falsifikimit te formularëve.
Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike.
Gjetjet iu dorëzuan KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë. Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare. /abcnews.al/