Nëna e Britney Spears i kërkoi falje publike së bijës për atë që ka kaluar gjatë kujdestarisë ligjorë 13 vjeçare. Lynne Spears iu drejtua Britney-t përmes një komenti në Instagram, pasi këngëtarja tha në një postim se “një falje e vërtetë do të ndihmonte në rregullimin e raportit me familjen e saj”.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq. Të dua shumë dhe më mungon!”, shkroi nëna e këngëtares së famshme duke shtuar më pas: “Britney, thellë brenda vetes ti e di se sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”
67 vjeçarja iu lut së bijës që ta zhbllokonte nga rrjetet sociale në mënyrë që të flasin personalisht. Burime për Page Six janë shprehur se Lynne është përpjekur që të kontaktojë me të bijën përmes telefonit por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër tjetër veçse t’i drejtohet mediave sociale.
Kujtojmë që Britney Spears ka hedhur akuza të vazhdueshme ndaj familjarëve të saj. Ajo e ka drejtuar gishtin drejt prindërve të saj, si iniciatorët e kujdestarisë që zgjati për 13 vjet, duke e privuar nga shumë gjëra. /abcnews.al