Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Teutën në “Niko Dovana”. Ky barazim duket se ka lënë me pasoja shkodranët, të cilët shikojnë të dëmtohen dy lojtarët titullarë.
Kuqeblutë do të përballen me Partizanin ditën e premte në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:45, një sfidë që Mirel Josa duhet të bëjë llogaritë pas Esin Hakaj që u dëmtua ndaj durrsakëve do nuk është stërvitur me grupin, si dhe Elvedin Heric që gjithashtu do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 2 javë për shkak të tërheqjes së pësuar në Durrës.
Kujtojmë se vazhdojnë rikuperimin edhe dy lojtarët e tjerë. Liridon Latifit do t’i duhet të paktën edhe 1 javë për të nisur stërvitjen, ndërsa Boshnjaku me shumë gjasa mund të nisë sot stërvitjet me grupin, por ndaj Demave është e vështirë të luajë. /f.a/abcnews.al