Çështja e energjisë ka qenë pjesë e debateve në Kuvend dhe përplasjes mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të grupit socialist, Taulant Balla.
Ky i fundit i kujtoi Berishës aferën e CEZ-it dhe kërkoi nga SPAK që ta marrë në pyetje, teksa në fund nuk harroi edhe një detaj të vogël.
Me ironi nga foltorja e Kuvendit, Balla uroi djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin.
“Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komison në vitin 2016 për një cështje që lidhet me energjinë elektike dhe në fund të atij komisoni kuvendi ka votuar me 74 vota, përfshirë këtu dhe votën e Ilir Metës, për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri të asaj kohe prej një dëm prej 410 milionë eurosh. Zonja kryetare e kuvendit, unë mendoj që kuvendi duhet ti drejtohet SPAK-ut për ti kërkuar një përgjigje, përsë nuk thirret të merret në pyetje ende personi i kallëzuar penalisht, i cili në materialin që ka referuar kuvendi i Shqipërisë, 74 deputetë kanë gjetur ndër të tjera edhe faktin më flagrant të këtyre 30 viteve të korrupsionit në Shqipëri. Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të vitti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai shqipërisë, atë 6.8 milioonë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni”, tha Balla. /abcnews.al