Interi nuk e ka nisur siç duket këtë sezon në Serie A. Zikaltrit kanë humbur 4 ndeshje në 8 sfidat e fundit të luajtura në këtë sezon në kampionat.
Sipas “OptaPaolo” humbja e djeshme do të thotë se Interi ka humbur katër nga tetë ndeshjet e tyre fillestare në kampionat, duke barazuar fillimin e tyre më të keq me një sezon në Serie A, i cili erdhi në sezonin 2011-12.
Inter u mposht mbrëmë nga Roma me rezultatin 1:2, duke konfirmuar kështu krizën e madhe që kanë këtë sezon, duke humbur terren ndaj skuadrave të kreun, teksa tashmë diferenca me vendin e parë të mbajtur nga Napoli është 8 pikë. /f.a/abcnews.al