Gjatë një bashkëbisedimi online të zhvilluar ditën e sotme me qytetarët në Facebook, kryeministri Rama tha se administrata duhet të paraprijë shembullin e kursimit të energjisë elektrike. Kryeministria nuk po ndriçohet më si dikur, ndërsa në çdo institucion do të vendoset një administrator për energjinë.
Rama: Administrata duhet t’i paraprijë me forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kërcënues në aspektin e burimeve të energjisë për gjithë botën dhe vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi një plan kursimi. Në kryeministri do shikoni që nuk ndriçohet godina siç ndriçohej më parë. Në të gjitha institucionet do vendoset një administrator i energjisë, i është vendosur një target që të kursejnë 15%. Jam dakord që administrata duhet të paraprijë në këtë proces.
/Abcnews.al/