Supermakina 1 milion dollarëshe “zhytet” nën ujë për shkak të uraganit

schedule09:01 - 30 Shtator, 2022

schedule 09:01 - 30 Shtator, 2022

Një makinë tip “McLaren p1” me vlerë 1 milion dollarë  përfundoi gjysmë e zhytur në rrugët e përmbytura të lagjes së Napolit për shkak të uraganit Ian në Florida.

Sipas Neë York Post, pronari i supermakinës me ngjyrë të verdhë, i quajtur Ernie postoi foto në Instagram duke treguar pasojat katastorike.

Siç shpjegon ai në postimet në Instagram, McLaren P1 ishte në garazhin e tij kur niveli i ujit filloi të rritet, duke bërë që makina të dilte jashtë derës së garazhit.

Në njërën prej fotove, të cilën i apasionuari i supermakinave duket se e ka bërë  pas pastrimit të ujit, një tjetër makinë mbresëlënëse në koleksionin e tij, një Lamborghini blu, shihet e përmbysur plotësisht pranë McLaren.

Makina, çmimi i së cilës fillon nga 200 mijë euro sipas faqes amerikane, duket në gjendje të keqe, me barërat e këqija të ngjitura në rrota dhe një grumbull “plehrash” në kabinë.

Shumë nga ndjekësit e Ernit shpejtuan të shprehnin dhimbjen e tyre për fatkeqësinë e tij dhe t’i jepnin kurajo.

“Më vjen shumë keq, fotografia më thyen zemrën”, ka shkruar një përdorues, ndërsa disa janë munduar ta ngushëllojnë duke theksuar se të paktën është mirë me shëndet dhe se dëmi që ka pësuar është vetëm material.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që kanë shfrytëzuar rastin për të bërë shaka , duke iu referuar një postimi të mëparshëm të burrit, para se të godiste cikloni

/Abcnews.al/