Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Teli Samsuri” në Korçë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Teli Samsuri”, ku një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 42-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar.
I lënduari është Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /abcnews.al/