Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet protesta e 8-të e opozitës

schedule21:51 - 8 Qershor, 2019

schedule 21:51 - 8 Qershor, 2019

Mbyllet pas 2 orë e 38 minutash protesta e 8-të kombëtare e opozitës së bashkuar, ku u kërkua largimi i Kryeministrit Edi Rama. Protesta ishte kryesisht e qetë dhe pa incidente, me përjashtim të një episodi para Parlamentit, ku protestuesit sulmuan forcat e policisë me lëndë piroteknike dhe kapsolle, e cila u kundërpërgjigj me ujë me presion si dhe gaz lotsjellës.

Protesta nisi në orën 19:00 para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajti fjalën dhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe më pas u zhvendos para Parlamentit dhe u mbyll me fjalimin përmbyllës të kryeopozitarit në selinë blu.

Gjatë protestës së 8-të të opozitës disa prej protestuesve hodhën lëndë piroteknike drejt forcave të rendit përpara parlamentit ndërsa pjesa e oborrit u mbush me sasi të mëdha tymi. Policia ndërhyri duke përdorur gazin lotsjellës dhe ujë me presion në mënyrë që protestuesit të shpërndaheshin.



Më tej disa protestues pas mbylljes së protestës vijuan të qëndronin përpara parlamentit duke krijuar konfuzitet dhe paqartësi në lidhje me mbylljen e protestës por pas ndërhyrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, protestuesit u shpërndanë. Bardhi tha se panvarësisht provokimeve të Ramës dhe Lleshajt protesta ishte model./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!