Uragani Ian në Florida, i cili arriti kulmin në një stuhi të kategorisë katër, ka sjellë përmbytje masive në SHBA, erëra të forta dhe stuhi në brigjet e Floridës.
Më shumë se dy milionë klientë në Florida nuk kanë energji elektrike, si pasojë e uraganit, ndërsa të gjitha fluturimet janë anuluar në aeroportin Ndërkombëtar të Jacksonville.
Aeroporti Ndërkombëtar i Jacksonville, në veri-lindje të Floridës, anuloi të gjitha fluturimet e tij të planifikuara për të enjten, shkruan BBC.
Ndërkohë NASA ka shtyrë misionit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Misioni ishte planifikuar të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy në bregun lindor të Floridës të hënën, 3 tetor.
Pas rishqyrtimit të situatës për shkak të Uraganit NASA tha se ekupiazhi nuk do të niset para datës 4 tetor.
“Ekipet e misionit do të vazhdojnë të monitorojnë ndikimet e Ian-it në Bregun Hapësinor dhe Qendrës Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, ne të rregullojnë sërish datën e nisjes, sipas nevojës”, tha agjencia amerikane e hapësirës në një postim në blog./abcnews.al/

