Finlanda do të kufizojë në mënyrë të konsiderueshme të drejtën e qytetarëve rusë për të hyrë në vend

schedule22:47 - 28 Shtator, 2022

schedule 22:47 - 28 Shtator, 2022

Qeveria e Finlandës do të kufizojë “në mënyrë të konsiderueshme” të drejtën e qytetarëve rusë për të hyrë në vend si turistë ose si tranzit kur udhëtojnë në pjesë të tjera të zonës Shengen. Ky është njoftimi që ka dhënë qeveria finlandeze në një deklaratë të mërkurën.

“Nesër, të enjten më 29 shtator, qeveria do të miratojë një rezolutë që do të kufizojë ndjeshëm të drejtën e qytetarëve rusë për të hyrë në Finlandë si turistë dhe për të përdorur Finlandën si vend tranzit kur udhëtojnë në pjesë të tjera të zonës Shengen, siç përshkruhet në më shumë detaje në rezolutë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Përveç kësaj, qeveria mori një informim mbi mënyrat për të përmirësuar kontrollin në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë duke përdorur një gardh kufitar,” shtoi ai.

Kujtojmë se fundjavën e kaluar një numër rekord i qytetarëve ruse u futën në Finlandë përmes kufirit të saj tokësor që nga njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për “mobilizim të pjesshëm” të qytetarëve të tij.

Sipas kreut të rojës kufitare për çështjet ndërkombëtare, Matti Pitkaniitty 16,886 rusë mbërritën në vend gjithsej gjatë së shtunës dhe të dielës.

Finlanda ndan një kufi 832 1340 kilometra me Rusinë. /abcnews.al/