Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje Iranit të tregojë vetëpërmbajtje mes protestave që kanë tronditur vendin dhe kanë shkaktuar dhjetëra viktima që nga mesi i shtatorit.
Sekretari i Përgjithshëm u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të vetëpërmbahen nga çdo përdorim i panevojshëm ose joproporcional i forcës dhe i bëri thirrje të gjithëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të krizë.
“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga raportet për një numër në rritje të viktimave, duke përfshirë gra dhe fëmijë,” tha Guterrez.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e konsideron gjithashtu të nevojshme kryerjen e një “hetimi të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv” për vdekjen e Makhsa Amini. 22-vjeçarja iraniane vdiq më 16 shtator në një spital, tre ditë pasi u arrestua në Teheran për shkelje të kodit të rreptë të veshjes për gratë në Iran.
Vdekja e saj shkaktoi zemërim dhe protesta, të cilat u përhapën në disa qytete në Republikën Islamike, me shumë pjesëmarrës që mbanin në duar slogane kundër regjimit klerikal, sipas mediave iraniane.
Mbi 1200 protestues, duke përfshirë shumë gra, janë arrestuar. Rreth 60 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave masive, sipas një raporti që përfshin protestues dhe anëtarë të zbatimit të ligjit të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve FARS.
/abcnews.al