Reperi i njohur, Noizy feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vjeç. Ai ka marrë shumë urime, por më surprizuesi ishte pikërisht i Stresit.
Ky i fundit ka ndarë në Instagram një foto nga koncerti “Alpha Show”, ku shihen të përqafuar.
“U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi përmbi foto.
Kujtojmë që më 14 gusht, reperët ndan skenën për herë të parë 13 vite pasi ishin zënë me njëri-tjetrin. Kjo pasi grupet e tyre OTR dhe TBA kanë qenë në konflikt të vazhduar dhe sherret kanë qenë të shumta./abcnews.al