Pasi Kim Kardashian u bashkua me Dolce & Gabbana gjatë Javës së Modës në Milano të shtunën, ylli i realitetit festoi duke veshur një fustan vezullues, por ky i fundit pengonte lëvizjen e saj.
Në një video gazmore të ngarkuar në TikTok nga shoqja e saj Stephanie Shepherd , 41-vjeçarja Kim detyrohet të nëpër shkallë, por fustani është aq i ngushtë sa që nuk mund të hedhë asnjë hap.
Kim Kardashian bëri bujë në rrjetet sociale kur u filmua duke luftuar për të ngjitur shkallët.
“A ka ashensor”, dëgjohet Kardashian duke pyetur ndërsa tenton të ngjitet.
@kimkardashian♬ original sound – Kim Kardashian
Një komentues shkroi në Tik Tok: Pse njerëzit nuk e mbajnë këtë mbretëreshë?
Dolce & Gabbana bashkëpunoi me Kim për koleksionin e saj të fundit, duke punuar përmes një sërë krijimesh arkivore nga vitet ‘90 dhe 2000, të gjitha të zgjedhura me dorë nga themeluesi i Skims.
Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i familjesKardashian-Jenner ka vështirësi me shkallët. Kendall Jenner u përball me të njëjtin problem me një dizajn të ngjashëm Dolce me një fund të ngushtë gjatë dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali./Abcnews.al/