Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi. Të dy prokurorët kanë kaluar nëpër 3 shtyllat e vlerësimit dhe pas verifikimeve nuk ka rezultuar të kenë probleme as me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe pasurinë.
Prokurorët Kondili dhe Nakucci janë kandidatë për Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion. Prokurori Edvin Kondili ka hetuar trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit. Ndërsa Eneid Nakuçi ka hetuar shumë dosje të bujshme si ajo e grupit të “Shullazit”dhe Klemend Balilin. Pushimi nga ana e tij e 5 dosjeve, ka bërë që Komisioni i pavarur i kualifikimit t’i transferojë çështjet pranë organeve kompetente, për procedim disiplinorë për prokurorin Nakuçi. Në sitën e Vettingut gjatë muajit Qershor dhe Korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK./ABC News Albania 24/7